Albani i pranoi ndjenjat për Niki Delijorgjin por modelja ka një koment për këngëtarin

  • 09 October 2019 - 11:24
Albani i pranoi ndjenjat për Niki Delijorgjin por modelja ka një koment për këngëtarin

Ditët e fundit, këngëtari i njohur Alban Ramosaj ka qenë i komentuar për shkak të lidhjes së tij me modelen Niki Delijorgji.

Mesa duket dhe kënga e re e tij mendohet të ketë qenë dedikim për të.

I ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ai u pyet për marrëdhënien që kishte me modelen, dhe nëse kishte apo jo diçka mes tyre.

“Nikin e njoh që para shumë vitesh, është një vajzë shumë e talentuar dhe muzikalisht, gjë që ende nuk është ekspozuar, por ne jemi duke punuar në studio për këngët e saj. Kemi një shoqëri shumë shumë të mirë, të pastër dhe prej një shakaje të brendshme në rrethit tonë, na kanë shpallur burrë dhe grua. Por është komplet një shaka”, u përgjigj Albani ndaj pyetjeve ngacmuese.

Megjithatë Rudina nuk e la me kaq.

“Ty të ka rënë në kokë për Nikin, njeriu kur është i dashuruar nuk e mbulon dot”, i tha ajo.

Këngëtari tregoi një nga ’emojit’ me zemra që kishte në tavolinë duke na lënë të dyshojmë se ka diçka më shumë se thjesht shoqëri.

Dhe modelja ka një koment në lidhje me atë që çfarë tha Albani.

Ajo ka postuar foton e Albanit në rrjetet sociale, ku shkruan:

“Burri më paska fiksim”. Më pas, Niki nuk ka ngurruar të publikojë një video teksa kërcen nën tingujt e këngës “T’kom dasht” të Albanit.

(Kosova Sot Online)