Këngëtarja shqiptare nuk ndalet, albumi i saj shpallet më i suksesshmi

  • 09 October 2019 - 11:41
Këngëtarja shqiptare nuk ndalet, albumi i saj shpallet më i suksesshmi

Sukseset e këngëtares së njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa duket se nuk kanë fund. Pasi arriti shifrën e 100 milionë klikimeve më këngën “New Rules” dhe renditjes në vend të parë të “Offical UK Top Charts”, ajo arriti dhe një sukses tjetër.

Artistja nga Prishtina, Dua Lipa me hitin e saj, zuri vendin e parë në platformën online të muzikës “Spotify” për UK. Tani nga po e njëjta platformë, albumi i saj u shpall si më i miri i të gjitha kohërave nga një artiste femër. Albumi i titulluar “Dua Lipa” u publikua në 2 qershor të 2017 nga Warner Bros. Ai përmbante 8 këngë, duke përfshirë dhe këngët “Be the one”, “Hotter than hell”, “Blow your mind”, “IDGF” dhe “New Rules”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa) on

(Kosova Sot Online)