Kanye si asnjëherë më parë: Të gjithë më thanë ta lë Kim-in, por këmbëngula

  • 09 October 2019 - 13:12
Kanye si asnjëherë më parë: Të gjithë më thanë ta lë Kim-in, por këmbëngula

Kayne flet për fillimin e lidhjes me Kim Kardashian.

Reperi i njohur amerikan Kanye West ka folur hapur për dashurinë e tij ndaj Kim Kardashian.

Kanye duke treguar sa mirë ndihej rreth saj, ai tha se u takuan për herë të parë në vitin 2002 kur ylli i “Keeping Up with the Kardashians” ishte martuar me burrin e saj të parë, Damon Thomas.

“Sa herë që isha rreth saj dhe e shikoja, ndjeja një tërheqje magnetike ndaj kësaj force energjie. Ajo ishte e mirë, e pastër, e lumtur, e dashur, e guximshme, e fortë”, tha Kanye.

Edhe pse ishte gjithnjë i interesuar për të, 42 vjeçari theksoi se ata filluan të dilnin bashkë shumë më vonë. 

Sidoqoftë, lidhja e tyre nuk ka qenë e lehtë pasi në fillim të gjithë e paralajmëronin reperin të mos ngatërrohej me Kimin.

“Nuk mund të jesh me të, ajo është një yll televiziv. Do ta fundosë karrierën tënde. Më paralajmëronin të gjithë, por këmbëngula për ndjenjat e tij duke iu përgjigjur shkurt, unë e dua atë, nuk më intereson”, shtoi ai.

Kayne dhe Kim janë prindër të katër fëmijëve, North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Kujtojmë poashtu se “I Love It” është kënga e fundit e reperit në bashkëpunim me Lil Pump dhe Adele Givens.

Videoklipi i kësaj kënge ka arritur të klikohet mbi 495 milionë herë në kanalin YouTube.

(Kosova Sot Online)