Fatma Methasani fotografohet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur

  • 09 October 2019 - 14:34
Fatma Methasani fotografohet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur

Moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani, do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë. Lajmin e bukur të pritjes së ëmbël ata e ndanë disa javë më parë në profilet e tyre në Instagram, nëpërmjet një fotoje ku kishin pozuar me ekon e bebushit. “Kur dashuria është shumë e madhe për tu mbajtur në dy zemra, vjen në jetë një zemër e tretë!”- shkruante Fatma në foton e ëmbël.

Megjithatë, ajo është treguar e rezervuar për publikun dhe ende nuk e ka zbuluar gjininë e bebushit që po presin. Madje, Fatmën nuk e kishim parë me barkun e rrumbullakosur derisa motra e Flaka Krelanit, Qeqa, publikoi në InstaStory një video të moderatores, siç mund ta shihni në fotot e ruajtura nga  media. Fatma shfaqet duke buzëqeshur teksa qëndron në këmbë dhe në sy na bie ndryshimi i madh i moderatores, barku i së cilës është rritur goxha.

(Kosova Sot Online)