Big Mama sapo na prezantoi të dashurin e saj të ri, një model bukurosh turk?

  • 11 October 2019 - 10:50
Big Mama sapo na prezantoi të dashurin e saj të ri, një model bukurosh turk?

Këngëtarja e njohur, Big Mama, është munduar gjithmonë të jetë e rezervuar lidhur me jetën e saj personale. Të pakëta janë rastet kur kemi mësuar diçka për jetën private të saj, të cilën e ruan hermetike. Mirëpo, duket se kësaj here, Big Mama ka vendosur të mos e mbajë lumturinë vetëm për vete, por ta ndajë edhe me ndjekësit e saj.

Në profilin e saj në Instagram, këngëtarja ka publikuar foto me një model turk, i cili me siguri duhet të jetë partneri i ri. Ai quhet Serhat Kaynarpinar dhe gjithashtu modeli ka ndarë në llogarinë e tij foto me këngëtaren shqiptare. Me këtë veprim, mendohet se çifti ka “zyrtarizuar” lidhjen e dashurisë për të cilën askush nuk ishte në dijeni.

“Këto ditë të ftofta do ju sjell pak dashuri… ”- shkruan këngëtarja krahas fotove romantike buzë detit. “Të dua”- janë fjalët e modelit turk në fotot me Big Mamën, ndërsa s’kanë munguar urimet e shumta për çiftin.

(Kosova Sot Online)