Kylie Jenner na tregon zyrën e saj gjigante e super luksoze dhe na la gojëhapur!

  • 11 October 2019 - 11:02
Kylie Jenner na tregon zyrën e saj gjigante e super luksoze dhe na la gojëhapur!

Miliarderja Kylie Jenner është ndër të vetmet 22-vjeçare e cila ka arritur të bëhet kaq e pasur në moshë kaq të re.

Ylli i familjes Kardashian është një ndër personazhet më të ndjekur në Instagram, e cila ka një linjë të sajën kozmetike që është bërë e njohur në të gjithë botën dhe merrini vetë me mend fitimet e saj të llahtarshme!

Pas linjës së saj kozmetike fshihet një staf i madh, për të cilin Kylie ka përgatitur zyra super luksoze!

Në një video të publikuar në kanalin e saj në Youtube, Kylie na ka treguar për herë të parë ambientet e zyrës së saj gjigante, e cila nuk ka asgjë më pak se një shtëpi.

22-vjeçarja na ka bërë një tur duke na treguar hapësirën gjigante të hollit, zyrat e shumta të punojësve, ambientin e kuzhinës, një bar për t’u freskuar me një pije, madje i ka realizuar vetes gjithçka që ka pasur nevojë: një dhomë veshjeje, një studio fotografike, një dush dhe një dhomë gjumi për vogëlushen Stormi.

Ajo që na bie më shumë në sy është mbizotërimi i ngjyrës rozë, që të bën menjëherë të kuptosh se aty po punohet për diçka femërore.

Për më tepër, shikoni videon e mëposhtme.

(Kosova Sot Online)