Olsi dhe Egli Tako i shprehin njëri- tjetrit dashurinë me fjalët më të bukura

  • 11 October 2019 - 11:19
 Olsi dhe Egli Tako i shprehin njëri- tjetrit dashurinë me fjalët më të bukura

Disa muaj më parë u bë publike lidhja e aktorit të humorit, Olsi Bylyku, me bukuroshen Egli Tako dhe që prej asaj kohe nuk kanë ngurruar të dalin së bashku në publik.

Të shumta janë dedikimet që Olsi dhe Egli i bëjnë njëri-tjetrit në rrjete sociale ku aktori ka treguar se partnerja i është kthyer në krahun e tij të djathtë.

E së fundmi ka qenë Egli ajo që ka hedhur një foto mjaft romantike ku duken të dy të përqafuar dhe duke u puthur .

Sigurisht fotoja u pëlqye shumë nga fansat e dyshes, të cilët nuk nguruan t’i komplimentonin.

'Dashuria Supreme”,-shkruan Egli në mbishkrimin e fotos dhe po ashtu dallon komenti i ëmbël i Olsit i cili i thotë: “Dashruria e jetës time”.

Siç dhe duket nga postimet Olsi së bashku me Eglin po shijojnë të dy dashurinë që ndiejnë për njëri-tjetrin në mënyrën më të bukur.

(Kosova Sot Online)