Që e vogël Luana paska qenë e destinuar të bëhej...

  • 11 October 2019 - 15:20
Që e vogël Luana paska qenë e destinuar të bëhej...

Luana Vjollca është padiskutim një ndër femrat më të suksesshme në showbizzin shqiptar dhe këtë e tregon fare mirë popullariteti që ka fituar. Luanën e kemi parë në shumë disiplina të ndryshme, si këngëtare, moderatore, kërcimtare dhe duhet ta pranojmë që ka shkëlqyer në të gjitha.

Moderatorja e dashur përmes një video të postuar në instagramin e saj ku numëron miliona fansa, na ka kujtuar momentet më të bukura të saj. Që nga ‘Shiko kush luan’, deri tek bashkëpunimet muzikore më të suksesshme dhe me emra të dëgjuar të skenës, Luana na ka treguar se ka arritur shumë.

Fansat që e mbështesin, i kanë përgatitur artistes një video me të gjitha momentet e suksesshme dhe të bukura. Pjesë e saj ndër të tjera është bashkëpunimi muzikor me Faydee dhe disa sekuenca të emisionit të saj. Luana në video shikohet teksa këndon që në vogëli. Ja pse ajo i hyri botës së muzikës, pasi qenka një pasion i hershëm. Me këto Luana na ka treguar se është një yll në ngjitje.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

(Kosova Sot Online)