Tuna dhe Patrisi jo vetëm që s’kanë probleme në martesë por sapo dhanë lajmin e bukur

  • 12 October 2019 - 11:14
Tuna dhe Patrisi jo vetëm që s’kanë probleme në martesë por sapo dhanë lajmin e bukur

Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha jo vetëm që nuk kanë probleme me martesën e tyre, por mezi po presin të bëhen bashkë. Pas largimit të Patrisit drej Amerikës, të gjithë menduan se diçka nuk shkonte me martesën e tyre. Spekulimet për ndarje nisën kur këngëtarja shkoi për pushime pa Patrisin dhe pa të birin Tian.

Por me sa duket asgjë nuk është e vërtetë nga ato që thuhen, dhe Patrisi mezi pret të bashkohet me Tunën dhe të birin. “ Ata po vijnë. Edhe një ditë ka mbetur. Mezi pres të shoh familjen time të bukur”, u shpreh Patrisi në foton e publikuar në Instagram. Ai ka dhënë lajmin e bukur se familja do të bashkohet dhe kjo i mohon të gjitha thashethemet për ndarje!

(Kosova Sot Online)