Motra e Nejmar që mahniti me format e saj, në lidhje me futbollistin e njohur

  • 12 October 2019 - 11:20
Motra e Nejmar që mahniti me format e saj, në lidhje me futbollistin e njohur

Gabriel Barbosa po kalon një formë shumë të mirë në Brazil te Flamengo ku është i huazuar nga Interi, por të njëjtën formë po kalon edhe jashtë fushave të lojës.

Prej kohësh sulmuesi ishte në një lidhje me motrën e Nejmarit, Rafaela Santos, prej të cilës ishte ndarë disa javë më parë.

Historia mes tyre ka pasur disa ulje-ngritje, teksa duket se ata janë rikthyer përsëri me njëri-tjetrin

Diçka të tillë e tregon vetë Gabriel Barbosa, i cili i komenton Rafaelës në një foto në “Instagram” me një fytyrë me sy të dashuruar.

Pikërisht kjo tregon se ata të dy janë rikthyer përsëri dhe kanë nisur një romancë tjetër.

(Kosova Sot Online)