Pas festës së 23-vjetorit, Bella Hadid konfirmon rikthimin me The Weeknd

  • 12 October 2019 - 14:43
Pas festës së 23-vjetorit, Bella Hadid konfirmon rikthimin me The Weeknd

Dy muaj më parë, modelja e njohur, Bella Hadid i dha fund marrëdhënies shumë vjeçare me këngëtarin e njohur The Weeknd. Megjithatë gjatë 23-vjetorit të saj midis shumë urimesh, nuk mungoi dhe ai nga ish-i dashuri i Hadid.

Fansat spekuluan menjëherë rreth një rikthimi të mundshëm, ndërsa së fundmi burime ekskluzive për ‘Enews’ kanë zbuluar se Bella dhe The Weeknd kanë kaluar gjithë natën e ditëlindjes bashkë në pub dhe më pas janë larguar drejt apartamentit të tyre. Ata kanë shtuar gjithashtu se dyshja janë parë shumë të lumtur në praninë e njëri-tjetrit dhe më të dashuruar se kurrë.

Me siguri ky është lajmi më i ëmbël që fansat e modeles mund të merrnin për ditëlindjen e saj.

(Kosova Sot Online)