Pas ndarjes nga Loredana, Mozzik vendos të rikthehet edhe më fuqishëm në muzikë

  • 13 October 2019 - 08:26
Pas ndarjes nga Loredana, Mozzik vendos të rikthehet edhe më fuqishëm në muzikë

Reperi i njohur, Mozzik ka qenë në qendër të mediave rozë këto kohë për shkak të raportit mjaft të ndërlikuar me ish-partneren e rij, Loredana. Pas shumë spekulimesh, reperja konfirmoi në rrjetet sociale se tashmë ishte një nënë beqare dhe se duhej të punonte për vajzën e saj, Hana.

Pavarësisht të gjitha problemeve, Mozzik ka zgjedhur të vazhdojë me projekte të reja muzikore, duke lënë pas gjithçka ka ndodhur në jetën e tij private.

“Ju se dini akoma çfarë kënge kam përgatitur, prapë, më mirë që nuk e dini”, ka shkruar këngëtari në postimin e tij më të fundit në ‘Instastory’. Mesa duket Mozzik ka vendosur të rikthehet edhe më fuqishëm se më parë, duke sjellë më shumë këngë.

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë reperi u rikthye në një koncert mjaft të suksesshëm krah vëllait tij, Getinjo në Tiranë.

(Kosova Sot Online)