Flori Mumajesi sfidon fansat: ‘Kush është këngëtarja misterioze me një sy e dy dhëmbë’?

  • 13 tetor 2019 - 12:31
Flori Mumajesi sfidon fansat: ‘Kush është këngëtarja misterioze me një sy e dy dhëmbë’?

Tanimë të gjithë e dimë se Flor Mumajesi ka bërë një pushim disa mujor nga muzika dhe para disa ditësh janë bërë të ditura edhe arsyet.

Por si duket pas muajsh pushimi ai ka vendosur të rikthehet ndoshta jo në muzikë por në rrjetet sociale me shumë intensitet.

Mbrëmjen e djeshme, këngëtari ka postuar një foto ku i ka bërë kuriozë të gjithë. Ai ndodhej në studio me një këngëtare të njohur.

Nga fotoja që ai ka publikuar nuk duket se kush është, por po ta vemë re me kujdes, nga këmisha dhe buzëkuqi që ka vendosur, është Eneda Tarifa. “Gjejeni kush është kjo këngëtare. Ka një sy dhe dy llomë”,-shkruan Flori me shaka.

Kujtojmë se dy këngëtarët kanë paralajmëruar se së shpejti do të vijnë me një projekt muzikor të përbashkët.

(Kosova Sot Online)