42 vjeç, aktorja e njohur e telenovelave bëhet nënë për herë të parë!

  • 14 October 2019 - 12:51
42 vjeç, aktorja e njohur e telenovelave bëhet nënë për herë të parë!

Aktorja e njohur meksikane, Marlene Favela, është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe biznesmeni australian George Seely janë bërë prindër të një vogëlusheje që e kanë pagëzuar me emrin Bella.

Vetë aktorja e ka ndarë lajmin e ëmbël në Instagram, ku ka publikuar dorën e të bijës.

“Asnjë përvojë në këtë univers nuk krahasohet kur shoh fytyrën tënde, kur ndjej ngrohtësinë tënde në kraharorin tim, kur dora jote mban dorën time. Shoh madhështinë e Zotit kur të shoh ty. Je përvoja më e bukur e jetës sonë. Je dhuratë nga Zoti, mirëseerdhe princeshë Bella”- ka shkruar aktorja.

Marlene është e njohur për publikun për rolet e saj në telenovelat “Rubi”, “Kujdes nga ëngjëlli”, “E shëmtuara Beti” etj.

(Kosova Sot Online)