Bukuroshja që po synon të bëhet presidente

  • 14 tetor 2019 - 20:22
Bukuroshja që po synon të bëhet presidente

Quhet Ava Karabatic dhe është një ish-modele e Playboy, shumë e njohur falë pjesëmarrjes në emisione televizive por edhe numrit të madh të ndjekësve që ka në Instagram. Ajo ka vendosur të kandidojë për Presidente në zgjedhjet që do të zhvillohen në Kroaci në vitin 2020.

31-vjeçarja modele ka bërë publik kandidimin e saj përmes llogarisë në Instagram si dhe në blogun personal.

Në platformën e saj elektorale ajo ka përfshirë rritjen e eksporteve dhe zvogëlimin e importeve, punësimin e të rinjve, hyrjen në zonën Shengen dhe ndalimin e aborteve pas javës së gjashtë të shtatzënisë.

Ajo gjithashtu planifikon të legalizojë marijuanën dhe prostitucionin për të mbajtur punëtorët e seksit të sigurt dhe për të rritur të ardhurat nga taksat.

Ndër të tjera ajo shkruan:

“E kam vendosur, do kandidoj për Presidente. Politika është dashuria ime e dytë. Nuk mund të shikoj më gjithë këto gjëra të këqija që po i ndodhin vendit tim. Të rinjtë po ikin dhe numri i lindjeve është ulur”.

Image

(Kosova Sot Online)