Pasi u zhduk nga Instagrami, Dua Lipa fotografohet në shkallët e emergjencës

  • 15 tetor 2019 - 08:41
Pasi u zhduk nga Instagrami, Dua Lipa fotografohet në shkallët e emergjencës

Dua Lipa fshiu të gjitha fotografitë në rrjetin social Instagram dhe askush nuk e kupto arsyen. Së fundmi, qarkulluan disa imazhe të saj në shkallët e emergjencës të një pallati me një pallto të gjatë ngjyrë portokalli.

E përditshmja britanike “Daily Mail” arriti të zbulonte se këngëtarja 24-vjeçare po realizonte xhirimet e klipit të ri.

Nga stili i veshjes, Dua është frymëzuar nga stili i viteve ’80 dhe i ka qëndruar besnike modelit të ri të flokëve: bjondë e të zinj bashkë.

Nuk dihet cila është kënga e re e Duas, ndërkohë që zhdukja nga Instagrami mbetet ende një mister.

(Kosova Sot Online)