Rihanna refuzon të marrë pjesë në shfaqjen krah Shakirës dhe JLo, aryseja do ju habisë të gjithëve

  • 15 October 2019 - 12:40
Rihanna refuzon të marrë pjesë në shfaqjen krah Shakirës dhe JLo, aryseja do ju habisë të gjithëve

Ylli i muzikës pop, Rihanna refuzoi të performonte në shfaqjen që mbahet gjatë pushimit të Super Bowl sepse nuk donte të “shitej”. Këngëtarja tha se refuzoi për të shprehur solidaritet me Colin Kaepernic.

Ish-qendërmbrojtësi i NFL (Ligës Kombëtare të Futbollit) u përjashtua jozyrtarisht nga NFL ngaqë gjatë 2016-s, pasi gjunjëzohej teksa luhej himni kombëtar. Prej shumë individëve, veprimi i i tij u konsiderua mungesë respekti ndaj atdheut dhe flamurit. Të tjerë mendonin se Kaepernick gjeti një mënyrë të paqtë për të protestuar dhunën ndaj njerëzve me ngjyrë në Amerikë.

Në kopertinën e nëntorit për ‘Vogue’, duket se Rihanna thumbon hapur Jay-Z. E pyetur nëse refuzoi ofertat e NFL për të mbajtur anën e Colin Kapernick ajo u përgjigj: “Absolutisht. S’do të guxoja të pranoja. Për çfarë? Kush përfiton? Jo njerëzit e mi. Nuk dua të shitem. Nuk dua t’i nxis këto veprime. S’bie dakord me shumë praktika të asaj organizte dhe s’kam ndërmend t’u shërbej në asnjë lloj mënyre”. Megjithatë burime të tjera kanë shtuar se Rihanna nuk ishte në dijeni se Jay-Z po negocionte me NFL dhe se kishte firmosur kontratën për bashkëpunin.

(Kosova Sot Online)