Pas martesës nisin problemet? Hailey-n po e shqetëson pak si shumë kjo gjë tek partneri!

  • 15 October 2019 - 12:46
Pas martesës nisin problemet? Hailey-n po e shqetëson pak si shumë kjo gjë tek partneri!

Në fund të muajit shtator, këngëtari Justin Bieber dhe modelja Hailey Baldwin, mbajtën ceremoninë e martesës së tyre në Karolinën e Jugut.

Ata organizuan një dasmë madhështore ku mblodhën personazhe të shumtë VIP, ndërsa nuk vonuan të publikoheshin në rrjet edhe foto nga festa.

Vetë çifti ndau me ndjekësit në Instagram pozat e tyre si nuse e dhëndër dhe gjithçka ishte në dukje perfekte.

Mirëpo, pas dasmës duket se kanë nisur probleme për çiftin.

Burime pranë Justin dhe Hailey-t kanë treguar për “Radaronline.com” se Hailey po fillon të shqetësohet shumë për paranë e pakontrolluar që këngëtari shpenzon.

“Justin jeton si një princ. Ai dëshiron që gjithçka të jetë jashtëzakonisht e shtrenjtë, ose nuk është i lumtur,.Sigurisht ai fiton shumë, por shpenzimet e tij të fundit kanë qenë të jashtëzakonshme. Ai ka blerë një mori pronash kohët e fundit dhe vazhdimisht po shpenzon pasuri në bizhuteri, rroba, makina dhe gjithçka që sheh në internet që i duket tërheqëse.

Asaj i pëlqen sa zemërgjerë dhe impulsiv është ai, por disa nga blerjet e tij kohët e fundit kanë qenë qesharake.”- ka rrëfyer burimi.

Madje, Hailey është shqetësuar shumë edhe për gjendjen mendore të partnerit, pasi së fundmi ai ka nisur të sillet si një adoleshent.

Justin e kalon kohën duke i bërë rrengje Hailey-t, ndërsa kjo e fundit s’po ndihet aspak mirë nga kjo situatë.

(Kosova Sot Online)