Keisit i dërgojnë një mesazh shokues në lidhje me Stresin, po ja si reagoi ajo

  • 15 October 2019 - 12:49
 Keisit i dërgojnë një mesazh shokues në lidhje me Stresin, po ja si reagoi ajo

Prej muajsh Stresi dhe Keisi janë ndarë, por vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe çdo postim i tyre komentohet.

Keisi tani vazhdon jetën në Kanada e Stresi ka vazhduar sërish rrugën e tij në muzikë.

Pavarësisht se tashmë s’kanë kontakte me njëri-tjetrin, ndjekësit duket se s’kanë ndërmend t’i lënë rehat.

Në njërën prej fotove të publikuara në Instagram, Keisi ka marrë një mesazh jo fort të këndshëm nga një ndjekëse, e cila i tregon asaj se e ka parë Stresin me dikë tjetër.

“Po të tregoj një histori të vërtetë. Kemi qenë verën e shkuar të mbledhur për drekë disa veta shoqëri e afërt e Stresit, ndërkohë Stresi bashkë me dashnoren në tavolinë, po goxha larg Tiranës që t’i shpëtonim radarit tënd. Hapi telin Stresi, sheh në Instagram që kishe hedh ti foto me të.

“Bobooo kjo nuk mbush hiç”, e ja kemi plas të qeshurës me lot fare edhe sot e kujtoj, gjithë tavolina. Hahah tani kujtoj si tallnim b*thën me ty kur ish në burg Kedi, sa hidhje ti foto. 8 muaj ti hidh foto me të si budallaçkë e Stresi live nga burgu kontakt 24 orë me dashnoren. Vetëm kur erdhe si jevgjit bashkë me mamin tënd që në fillim të majit i zure derën. Nuk e di dmth, po beharin e shkuar ke qenë legjendë, s’mbaheshe fare. Aman mos më dërgo mesazh në direct se jam me zemër të dobët.”- i shkruan ndjekësja.

Por  si reagoi Keisi në lidhje me këtë mesazh të ndjekëses së saj?

Ajo e ka marrë me shumë sportivitet mesazhin anonim, madje e ka publikuar në Instastory duke e konsideruar ndjekësen fanse ose inatçore.

“Çfarë mendimi keni për njerëz të tillë, fanse apo inatçore?”- shkruan ajo, ndërsa të shumtë janë ata që i kanë shkruar për ta mbështetur.

(Kosova Sot Online)