Në fluturimin prej 16 orësh, Rita Ora ‘merret’ me pushimet verore

  • 16 October 2019 - 11:31
Në fluturimin prej 16 orësh, Rita Ora ‘merret’ me pushimet verore

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora, është gjithë kohën në qendër të vëmendjes për stilin, paraqitjen dhe jetën që ajo bën. Artistja është tepër aktive në rrjete sociale, në të cilat ndan shpesh momente të veçanta nga dita e saj. Një veprim të tillë ka bërë dhe ditën e djeshme gjatë të cilës ka vendosur të postonte pushimet e saj verore që ende nuk i kishte ndarë me ndjekësit e saj.

“Përse nuk i kam publikuar ende këto foto nuk do e di kurrë. Jam në një fluturim 16 orë nga Dubai në Los Angeles dhe po shihja fotot e mia, nga të cilat mendova të shpërndaja këto. Kalova shumë mirë dhe jam tepër mirënjohëse që jam e rrethuar nga njerëz që më duan dhe i dua. Nuk ka gjë më të mirë se sa disa pushime pa bërë asgjë…”, shkruan ajo në fotot e publikuara. Kujtojmë se Rita Ora ende nuk ka shprehur konfirmimin e saj për ndonjë lidhje dashurie, prandaj pushimet me shoqet janë më shpeshta se zakonisht.

(Kosova Sot Online)