Kate Middelton sërish shtatzënë? Ja fotoja që ngriti dyshimet

  • 16 October 2019 - 11:48
Kate Middelton sërish shtatzënë? Ja fotoja që ngriti dyshimet

Këtë javë Kate Middelton dhe Princi William janë duke zhvilluar një tur në Pakistan.

Çifti mbretëror ka organizuar disa takime të rëndësishme me personalitete në Pakistan dhe fotot e tyre kanë qarkulluar në internet.

Por njëra prej fotove po ngre dyshime të forta për një fëmijë të katërt.

Në një foto të publikuar në faqen zyrtarë të Pallatit Mbretëror vihet re barku i rrumbullakosur i Kate në një fustan jeshil elegant.

Sigurisht që barku mund të jetë i fryrë për shkak edhe të tre shtatzënive të mëparshme, megjithatë fansat e tyre mendojnë se ajo është shtatzënë.

(Kosova Sot Online)