U sekuestrua makina gold e klipit të tij, mediat gjermane shkruajnë për Stresin

  • 16 October 2019 - 12:54
U sekuestrua makina gold e klipit të tij, mediat gjermane shkruajnë për Stresin

Më 31 gusht Stresi hodhi në treg këngën e tij me titull “Nuk o veç gang”.

Kënga u prit mjaft mirë nga publik dhe numëron më shumë se 1.5 milionë klikime në Youtube.

Në klipin e këngës Stresi tregon jetën e një ‘djali të keq’ me makina luksoze ngjyrë ari.

Një pjesë të klipit Stresi e ka realizuar në Gjermani dhe gjatë xhirimeve hasi probleme me policinë.

Ata ia bllokuan makinën, pasi ajo prishte rendin publik, pasi ishte vendosur keq në mes të rrugës dhe kishte shkaktuar trafik.

Por duket se pasi e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, media gjermane ”Bild” i ka dedikuar Stresit një artikull.

Ata shkruajnë se makina nuk është e rrezikshme, pasi ajo ndodhej aty për të xhiruar një klip. Ata shkruajnë se makina gold ishte në pronësi të Stresit, një superstar shqiptar.

(Kosova sot Online)