“S’më ka bërtitur kurrë, por nuk isha në ato ujëra që priste ai”, Rozana Radi tregon pengun ndaj Francesk Radit

  • 17 October 2019 - 09:13
“S’më ka bërtitur kurrë, por nuk isha në ato ujëra që priste ai”, Rozana Radi tregon pengun ndaj Francesk Radit

Rozana Radi ka treguar në emisionin “Soiree” të Jonida Shehut, pengun e madh të jetës së saj, i cili i rëndon gjithmonë e më shumë me kalimin e viteve. Ajo është shprehur se peng ka që nuk ka bërë një duet me xhaxhain e saj.

“Pengu im më i madh është që nuk kam një duet me Frankon, sigurisht, por edhe që nuk kam shkruar një tekst për Frankon. Unë kam shkruar pothuajse 90% të artistëve dhe jam krenare ë sot mbajnë firmën time dhe kanë hyrë në fonotekën e muzikës shqiptare.”- ka treguar ajo. 

E pyetur nga moderatorja nëse kishte drojë të shkruante një tekst për xhaxhain, Rozana iu përgjigj: Kisha frikë. Mendoja se do më thoshte që nuk është për mua kjo. Franko nuk më ka bërtitur kurrë, por mjafton t’i thoja “Franko të pëlqen kjo gjëja ty?” dhe ngaqë nuk donte që të më prishte qejfin se unë një vajzë e re, adoleshte, kisha qejf të këndoja, më thoshtë ‘mirë’. Por e shihja që nuk ishte në ato ujëra që priste ai.”

(Kosova Sot Online)