Leonardo DiCaprio nuk e donte rolin në “Titanic”, por kush ishte aktori i njohur që e bindi për të kundërtën?

  • 18 October 2019 - 13:35
Leonardo DiCaprio nuk e donte rolin në “Titanic”, por kush ishte aktori i njohur që e bindi për të kundërtën?

Një nga filmat më të shikuar në mbarë botën është pa dyshim “Titanic”. Dy aktorët kryesorë, Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio u bënë mjaft të suksesshëm, duke u kthyer në dy aktorë shumë të pëlqyer. Por mesa duket Leonardo nuk e ka dashur këtë rol.

Aktori ka qenë duke e refuzuar projektin, por ishte bashkëpunëtori i tij në filmin “Romeo dhe Zhuljeta”, aktori Paul Rudd, i cili e ka bindur për të kundërtën. “Ishim duke shkuar në ditën e fundit të xhirimeve të filmit ‘Romeo dhe Zhuljeta’ dhe Leo më tha që kishte marrë një ofertë për “Titanic””, u shpreh Rudd.

Për fat, babai i Rudd ishte një ekspert i ‘Titanic’ dhe kjo e bëri atë më këmbëngulës. “Unë i thashë është e mrekullueshme dhe unë dija shumë për ‘Titanic’, sepse babai im fliste shumë për të. Leo po më thontë që nuk dinte çfarë të bënte dhe unë mbaj mend që i thashë ‘Duhet ta bësh!’ “, shtoi ai. Kur asnjë nuk mundi t’Iishpëtonte anijes që mbytej, duket se Paul e ka ‘shpëtuar’ Leon nga një vendim i gabuar.

(Kosova Sot Online)