I vjedhin profilin e ‘Snapchat’ dhe i publikojnë fotot nudo, fansat kthehen në mbrojtje të këngëtares së njohur

  • 18 October 2019 - 18:09
I vjedhin profilin e ‘Snapchat’ dhe i publikojnë fotot nudo, fansat kthehen në mbrojtje të këngëtares së njohur

Ditët e fundit fansat e Demi Lovato-s kanë qenë më suportivë se kurrë ndaj artistes. Ditën e enjte, ‘Snapchat-i” i këngëtares u hakua nga një person ende i panjohur për median dhe publikoi foto nudo të Demi-t.

Ai/Ajo krijoi gjithashtu një grup diskret për shpërndarje të posteve të ndryshme. Fatmirësisht skuadra e Demi-t arriti ta rifitojë sërish profilin e saj dhe fotot u fshinë që prej atij momenti. Pak pas kësaj ngjarje të shëmtuar, fansat e këngëtares kanë reaguar duke thënë se askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në privatësinë e dikujt tjetër. Demi sapo ka kaluar një periudhë shumë të vështirë në lidhje me varësinë e saj me drogërat dhe kjo gjë duket se i përkeqësoi edhe më shumë.

(Kosova Sot Online)