Lady Gaga bie nga skena bashkë me fansin

  • 19 October 2019 - 08:39
Lady Gaga bie nga skena bashkë me fansin

 Lady Gaga është rrëzuar nga skena në koncertin e fundit të saj në Las Vegas.

Ylli kishte ftuar një adhurues me emrin Jack, për t’iu bashkuar asaj në skenë dhe u hodh në krahët e tij.

Mirëpo, derisa po vallëzonin, ai e humbi baraspeshën dhe të dy ranë nga skena, ndërsa fansi ra mbi këngëtaren.

Një adhuruese nga publiku tha në Reddit se kishin menduar që ajo ka vdekur.

Në vend të kësaj, 33-vjeçarja u kthye në skenë për të interpretuar këngën “Million Reasons”, përkrah Jack-ut.

“Është e mahnitshme. Ne e duam njëri-tjetrin aq shumë sa kemi rënë nga kjo skenë e mallkuar. Ne ramë në krahët e njëri-tjetrit. Ne jemi si Jack dhe Rose nga Titanic. Unë mendoj se duhet të kemi pak çaj pas kësaj”, tha këngëtarja në skenë.

 

(Kosova Sot Online)