Enca sot feston ditëlindjen, këngëtarja mbush 24 vjeç

  • 19 October 2019 - 10:59
Enca sot feston ditëlindjen, këngëtarja mbush 24 vjeç

Enca sot feston ditëlindjen e saj.

Si vitin e kaluar dhe sivjet ajo ka zgjedhur Parisin për ta festuar ditëlindjen e saj.

Këngëtarja nuk e ka zbuluar ende se kush ndodhet pranë saj, megjithatë kushdo që të jetë, e ka surprizuar menjëherë pas mesnate.

Enca ka publikuar në Instastory disa foto dhe në një prej tyre zbulon tortën surprizë dhe qirinjtë me numrin 24.

Pra, këngëtarja sot mbush 24 vjeçe dhe tashmë ka një peng të madh.

“Obobo tani nuk do të jem më kurrë 23 vjeç”, shkruan Enca në një Story tjetër.

(Kosova Sot Online)