E mbani mend 'Luisa Fernanden' nuk do i besoni vetës se me kënd është martuar

  • 19 October 2019 - 22:22
E mbani mend 'Luisa Fernanden' nuk do i besoni vetës se me kënd është martuar

"Luisa Fernanda" edhe pse e realizuar në vitin 1999, mbetet një prej telenovelave më të dashura latine, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Image

Telenovela në fjalë është realizuar në Karakas të Venezuelës, derisa ishte transmetuar edhe në televizionet tona gjatë viteve 2000/2001 dhe ishte pëlqyer nga publiku.

Image


Protagonistja e telenovelës Luisa Fernanda, emri i vërtetë i së cilës është Scarlet Ortiz (1974) sot është 45 vjeçare. Ajo është e martuar pikërisht me një prej aktorëve të serialit Luisa Fernanda, Yul Bürkle me të cilin kanë dhe një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Barbara Briana (2010).

Image

Karrierën e filloj në një shfaqje për fëmijë, derisa në vitin 1992 mori pjesë në "Miss Venezuela" ku arriti të fitoj dhe çmim falë bukurisë së saj.

Image

Scarlet jeton në Miami ku dhe e ka ndërtuar karrierën e saj prej aktorje më shumë teatrale, por asesi nuk e harron shtetin e saj Venezuelën ku e viziton disa herë brenda vitit.

Pavarësisht viteve, ajo edhe më tutje vazhdon të konsiderohet njëra prej aktoreve më të bukura dhe më natyrale të Amerikës latine.

Image

Ndryshe prej kolegës së tij Scarlet, Guillermo José Pérez Rupérez (1971), i njohur në telenovelën "Luisa Fernanda" për rolin e Rodolfos, sot është 48 vjeçar, dhe ka luajtur në një sërë telenovelash duke eksploruar role të ndryshme.

Image

Për jetën e tij private ka shumë pak të dhëna, mesa duket aktori ka preferuar që këtë pjesë ta ruajë për vetën.

Zyrtarisht nuk ka informacione se është i martuar, që nënkupton se ka preferuar ta shijojë jetën si beqar.

Image

Për ata që e kanë shikuar, "Kosova Sot Online", ua risjellë edhe njëherë këngën e serialit "Luisa Fernanda".


(Kosova Sot Online)