Pasi u rrëzua në mes të koncertit, Lady Gaga zbulon si është gjendja e saj shëndetësore

  • 20 October 2019 - 10:17
Pasi u rrëzua në mes të koncertit, Lady Gaga zbulon si është gjendja e saj shëndetësore

Menjëherë në rrjete sociale filluan të shpërndaheshin me shpejtësi video nga ai moment dhe të gjithë fansat e këngëtares u shprehën të shqetësuar për gjendjen e saj shëndetësore. Por Gaga i ka qetësuar të gjithë duke i siguruar se është shumë mirë dhe nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Këngëtarja ka publikuar foton e një grafie dore që bën shenjën e ‘Ok’, për të treguar se gjithçka është në rregull. “Kur ata të bëjnë grafi pothuajse për gjithë trupin… thjesht kërce. Do të jem mirë”, ka shkruar artistja përkrah fotos.

Kjo nuk ishte hera e parë që Lady Gaga përballej me një incident të tillë gjatë performancave, ndaj ajo di si t’i menaxhojë këto situata.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lady Gaga (@ladygaga) on

(Kosova sot Online)