Mozzik i thotë "Dhelpër Dinake"...

  • 20 October 2019 - 10:36
Mozzik i thotë

Pas deklaratës së Loredanës për ndarjen e tyre, e cila ishte e para që theu heshtjen pas shumë dyshimeve rreth marrëdhënies që kishin, situata u bë akoma dhe më e qartë.

Dukshëm të dy kanë ecur para, këngëtarja me turin e saj dhe Mozzik me muzikën e tij.

Ai ka zbuluar se do të publikohet shumë shpejt projekti i fundit, i titulluar “Dhelpër dinake”.

Këtë e ka lajmëruar me anë të një postimi në Instagram, në të cilin shkruan: “Dhelpër Dinake po vjen. Me ndërru lojën në vjeshtë, veç unë di”.

Nisur nga titulli, kënga të jep idenë se është një dedikim për ish-partneren e tij, por na mbetet të presim derisa të publikohet, për ta kuptuar edhe më mirë.

(Kosova Sot Online)