“Jam shumë e lumtur”, Jonida Maliqi flet për herë të parë për lidhjen me Romeo Veshajn

  • 20 October 2019 - 11:09
“Jam shumë e lumtur”, Jonida Maliqi flet për herë të parë për lidhjen me Romeo Veshajn

Prej disa muajsh, këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj janë kthyer në çiftin më të komentuar të showbiz-it shqiptar.

Ata janë përfolur për një romancë të re mes tyre, pasi janë fotografuar shpesh së bashku dhe madje janë filmuar edhe në momente intime, teksa shkëmbenin puthje në publik me njëri-tjetrin.

Megjithëse s’e kanë konfirmuar hapur lidhjen e tyre, ata gjithmonë kanë lënë të kuptohet se diçka kanë bashkë.

Pas Romeos, ishte radha e Jonidës të shprehte publikisht ndjesitë e saj për lidhjen e re.

Ashtu si partneri, gjatë një interviste, Jonida ka pranuar se momentalisht është shumë e lumtur.

“Tani, kemi tërë verën që merremi me këtë çështje, nuk e di pse po lodhen kaq shumë, po mundohen kaq shumë. Jam shumë e lumtur dhe kaq mjafton Florian, mirupafshim!”- i ka thënë Jonida gazetarit, teksa është larguar duke qeshur.

(Kosova Sot Online)