U dashurua me burrë të martuar! Për familjen ishte fundi i botës! Estela Ujka tregon historinë e jetës

  • 20 tetor 2019 - 12:34
U dashurua me burrë të martuar! Për familjen ishte fundi i botës! Estela Ujka tregon historinë e jetës

Blogerja Estela Ujka ishte së fundmi e ftuar në shfaqjen e organizuar nga ORAT, për fuqizimin e grave dhe vajzave në Shqipëri. Si asnjëherë tjetër, Estela ka rrëfyer historinë vetjake dhe jeta e saj që ka kaluar në një sërë peripecish, i ka prekur padyshim të gjithë.

Ajo ka folur gjerë e gjatë për fëmijërinë, adoleshëncën, gjyshërit, prindërit autoritar dhe dashurinë e saj të ndaluar: Lencin. Blogerja ka treguar se vite më parë kur iu ka treguar prindërve për partnerin e saj me të cilin sot ka tre vajza, ata nuk e kanë dashur pasi ai ishte i martuar.  

“Ndodhi që u dashurova, me njeriun, atëherë, të gabuar për të gjithë shoqërinë shqiptare. Ishte i martuar. Për ta ishte fundi i botës. Sigurisht që i dhanë zgjidhjen më të gabuar të mundshme. Gjetën një burrë tjetër. Sigurisht që pati edhe momente dh.u.n.e; unë i kam falur dhe i dua njësoj se e di që thellë-thellë për të mirën time janë munduar, pavarësisht se forma ishte e gabuar. Duhet të më kishin dëgjuar, siç dëgjoj unë vajzat e mia”, është shprehur mes të tjerash Estela.

Ende sot e kësaj dite, Estela, e rritur në një familje autoritare dhe e vënë përballë presionit të kohës, nuk është penduar për asnjë veprim të saj. Madje ajo ndihet e lumtur, pasi ai ‘burri i gabuar’  sot është babai i vajzave të saj dhe janë mjaft të lumtur. “Sot, zgjedhja ime, në dukje e gabuar, është babai i tre vajzave të mia, ai me të cilin kam ndërtuar jetën. E dua dhe vazhdon të më dojë njësoj. Nuk është ai monstra që mendonin prindërit e mi,” ka përfunduar blogerja.

(Kosova Sot Online)