Nora thyeh heshtjen: Flet për herë të parë për ndarjen nga Roberti

  • 20 October 2019 - 12:40
Nora thyeh heshtjen: Flet për herë të parë për ndarjen nga Roberti

Dy muaj më parë Robert Berisha deklaroi publikisht se ai dhe Nora janë ndarë. Këngëtari e falenderoi Norën për vitet që kanë kaluar bashkë dhe që e ka bërë baba, por u shpreh se dashuria mes tyre ka mbaruar.

Pas deklaratës së Robertit, Nora vendosi të mos reagojë për ndarjen e deri më sot këngëtarja nuk kishte folur aspak për këtë pjesë duke mos pranuar as intervista.

Por së fundmi në një intervistë, edhe Nora më në fund e ka thënë fjalën e saj.

E pyetur nga gazetari nëse ka për të shtuar diçka për ndarjen, ajo u përgjigj:

"As edhe një gjë s'kam çfarë të shtoj. Vetëm i uroj gjithë të mirat", tha Nora duke qeshur.

(Kosova Sot Online)