Publikohet lista zyrtare e pasurive të anëtarëve të familjes mbretërore, Kate qenka më e pasur se Meghan

  • 20 October 2019 - 14:35
Publikohet lista zyrtare e pasurive të anëtarëve të familjes mbretërore, Kate qenka më e pasur se Meghan

Familjet mbretërore gjithmonë kanë qenë të komentuar për dy gjëra, skandalet dhe pasuritë, e këtë herë do flasim për pasuritë. Në media të ndryshme është publikuar lista zyrtare e pasurive të anëtarëve të familjes mbretërore. Është mjaft e qartë se këtë listë e kryeson mbretëresha.

Ajo është më e pasura e shtëpisë me 1.6 miliardë paund pasuri të mbledhura nga investimet dhe pronat e trashëguara. Elizabeth ndiqet nga i biri, mbreti i ardhshëm, princ Charles me 100 milionë paund. Në listë shihet se dy vëllezërit Harry dhe William kanë 30 milionë paund secili, ndërsa Kate ka 8 milionë dhe Meghan 6 milionë paund. Shihni foton e mëposhtme për listën e plotë.

(Kosova sot Online)