E kritikojnë për peshën e saj, ja si reagon Bebe Rexha

  • 21 October 2019 - 11:01
E kritikojnë për peshën e saj, ja si reagon Bebe Rexha

Bebe Rexha ka treguar gjithmonë se është shumë e lumtur me përmasat e saj trupore, por duket se një koment i fundit nuk e ka bërë të ndihet mirë. Këngëtarja shqiptare ka qenë para pak ditësh e pranishme në “The Ellen DeGeneres Show” dhe pas performancës ajo publikoi në rrjete sociale një foto me veshjen e saj. Bebe dukej e mahnitshme veshur me një fustan të gjatë të zi dhe një palë çizme në të njëjtën ngjyrë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Por përpos komenteve shumë pozitive nuk kanë munguar as ato negative, e madje fyes, njërin prej të cilëve këngëtarja e ka vënë re. “Wow… duhet të humbasësh peshë”, ka komentuar dikush në foton e saj. Bebe ka vendosur t’i përgjigjet ndjekëses së saj publikisht duke i dhënë një këshillë. “Jo, ti duhet t’i pranosh njerëzit dhe të punosh me urrejtjen e vetes tënde”, i është përgjigjur Rexha.

Këngëtarja ka marrë menjëherë mbështetjen e fansave të saj, të cilët e vlerësojnë mbi të gjitha për talentin dhe zërin unik.

(Kosova Sot Online)