Keisi mund të jetë ndarë nga Stresi, por ish-vjehrra nuk rri dot pa i thënë dy fjalë publikisht

  • 21 October 2019 - 11:12
Keisi mund të jetë ndarë nga Stresi, por ish-vjehrra nuk rri dot pa i thënë dy fjalë publikisht

Keisi mund t’i ketë dhënë fund marrëdhënies së saj me Stresin, (ose jo) por ish-vjehrra e saj vijon të ketë raport të mirë me të.

Këtë gjë e tregon një koment i fundit i nënës së Stresit në njërën prej fotove të Keisit në Instagram.

Së fundmi në foton e publikuar në llogarinë e saj në Instagram, bie në sy komenti  që  i ka bërë e ëma e Stresit, e cila i shkruan ish-të dashurës së djalit: “Bukur Kejsiiiiiiii!”

Ndërsa kjo e fundit ja kthen: Mimiii imeee ♥ë♥ë♥ë.

Pak ditë më parë Stresi sqaroi situatën e tij me Keisi, dhe nuk e mohoi faktin se për momentin ata nuk janë bashkë, por preferoi ta konsideronte këtë periudhë si kohë prove dhe reflektimi, jo ndarje.

Ai u shpreh në një intervistë për “Ftesë në 5”, se për momentin janë një një periudhë menopauze me Keisi, ku vetëm shahen deri sa të qetësohen.

Në fund të intervistës, Stresi përmes një mesazhi tha se për njerëzit që duhen, ia vlen të luftohet gjithnjë, duke lënë të kuptohet se ai ende po përpiqet ta rifitojë Keisin:

“Ajo është një vajzë shumë e mrekullueshme. Nga eksperienca ime në rrugët e Tiranës, Europës, është shumë e vështirë të gjesh një vajzë të tillë, se ne gjithmonë kemi gjetur vajzat më të mira (qesh).

“Unë po luftoj, por po luftoj në fshehtësi pastaj të bëhet ca të bëhet”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)