Detaje nga prapaskenat e Meghan të martesës me Princ Harry-n

  • 21 October 2019 - 11:27
Detaje nga prapaskenat e Meghan të martesës me Princ Harry-n

Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Princi Harry, janë një ndër çiftet më të njohur në mbarë botën, gjithçka prej të cilëve përbën kuriozitet të madh për publikun dhe komentohen mjaft në media.

Disa muaj më parë, ata u bënë prindër të një vogëlushi që e pagëzuan me emrin Archie Harrison.

Duket sikur gjithkush e ka zili jetën e Meghan Markle, e cila nga një aktore e thjeshtë u kthye në dukeshën e Sussex.

Mirëpo, Meghan na ka treguar se asgjë s’ka qenë e lehtë për të!

Që prej bërjes publike të lidhjes me Harry-n, asaj i është dashur të përballet çdo ditë me mediat dhe lajmet e pafundme që shkruajnë për të.

Meghan tregon se në fillimet e saj, miqtë e ngushtë ishin të lumtur për të, sepse vetë Meghan ishte e lumtur me Harry-n.

Mirëpo, ata e kishin paralajmëruar të mos martohej me princin, sepse do ta kishte shumë të vështirë ta shihte veten çdo ditë si kryefjala e mediave.

Siç rrëfen Meghan në dokumentarin e “ITV”, fjalëve të miqve se do t’i shkatërrohej jeta i kishte dhënë të drejtë pak më vonë.

Dukesha tregoi se momenti më i vështirë ishte pas ardhjes në jetë të vogëlushit Archie.

Ajo rrëfeu me lot në sy se iu desh të përballej me trysninë dhe sulmet në media dhe kjo s’kishte qenë aspak e këndshme për të.

“E përjetova shumë pas kuintave, e dija që s’do të ishte e lehtë, por prisja të ishte e drejtë dhe këtë pjesë s’po mundem ta përtyp.”- u shpreh ajo gjatë dokumentarit.

 

 

Image

(Kosova Sot Online)