Jonida Maliqi kërkon falje publike: Kërkoj ndjesë nëse kam prekur ndjeshmërinë e dikujt

  • 25 October 2019 - 10:13
Jonida Maliqi kërkon falje publike: Kërkoj ndjesë nëse kam prekur ndjeshmërinë e dikujt

Pak ditë më parë Jondia Maliqi kishte publikuar një foto ku shfaqej me dy majmuna të cilët ishin të lidhur me zinxhirë.

Kjo foto e shqetësoi shumë moderatorin e njohur Eni Shehun.

Ai i kërkoi publikisht Jonidës që ta fshijë foton që tregon torturën që ju bëjnë majmunëve.

“Ata majmunët vuajnë pafund në atë gjendje me zinxhirë… janë torturuar që të “zbuten”. Imagjino te na lidhin ne, e te na perdorin si atraksion turistik… Te lutem gjithe bota perpiqet ti luftoje ata njerez-kafshe qe shfrytezojne kafshet e pambrojtura per te nxjerre para! Pls @jonidamaliqi hiqe ate foto”- i shkruan Eni.

 

Por Eni nuk ka qenë personi i vetëm që i ka shkruar për foton e sipërme.

Kjo pasi në një postim, Jonida shprehet se ka marrë mesazhe në lidhje me foton dhe kërkon falje nëse i ka shqetësuar.

Edhe pse sipas saj kjo foto nuk do të ndryshonte fatin e tyre, Jonida sërish ka marrë vendimin për ta fshirë nga Instagrami.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi) on

(Kosova Sot Online)