Pas divorcit këngëtarja shfaqet e dobësuar dhe shumë elegante

  • 25 October 2019 - 10:25
Pas divorcit këngëtarja shfaqet e dobësuar dhe shumë elegante

Adele nuk njihet pas divorcit!

Këngëtarja ka humbur aq shumë peshë, saqë në fotot e fundit të publikuara nga “DailyMail”, duket tjetër njeri.

Ajo u fotografua në festën e ditëlindjes së Drake, e cila u mbajt në studiot Goya në Hollywood të mërkurën.

Këngëtarja e hitit “Rolling In The Deep”, 31 vjeç, dukej mahnitëse e veshur me një fustan të zi elegant, që i ekspozonte supet.

Ajo ndau në Instagram një foto nga mbrëmja për të cilën shkruante: “Dikur qaja por tani djersij”.

Këngëtarja merret me pilates dhe po i kushton tepër rëndësi vetes dhe të birit pas divorcit.

Adele e ka hedhur pas divorcin me Simon Konecki dhe tani po përflitet për një lidhje të re me reperin dhe artistin e njohur me emrin Skepta.

(Kosova Sot Online)