E dini çfarë mendoi vjehrra e Floriana Garos kur e pa për herë të parë moderatoren?

  • 25 October 2019 - 10:30
E dini çfarë mendoi vjehrra e Floriana Garos kur e pa për herë të parë moderatoren?

Vjehrra e Floriana Garos ishte sot e ftuar te Rudina ku foli për angazhimet e saj politike në Gjenevë.

Lumturi Ratkoceri foli për historinë e saj si një shqiptare e suksesshme në botë por sigurisht edhe për marrëdhënien me nusen e djalit, Floriana Garon.

Si një vjehërr moderne, ajo u shpreh se është bërë tashmë me një vajzë pas dy djemve dhe nuk i pëlqen ta thërrasin vjehërr.

Lumturia tha se kur takoi Florianën për herë të parë mendoi se kishte parë një femër shumë të bukur.

Madje ajo u përpoq të gjente diçka që s’shkonte te nusja por nuk gjeti gjë.

“Shkoj ta takoj. Pashë një vajzë, të bukur, të gjatë, uau thashë, paska bukuri të tilla. Më pëlqeu. Po fliste dhe i thashë më fal po nga e morët numrin? Po s`të tha Enisi?, më tha Floriana. Unë mendoja se ishte gazetare që më donte për intervistë se kishte shumë që më merrnin në telefon gjatë asaj kohe. E kishim planifikuar të rrinim 3 çerek ore dhe qëndruam 2 orë. Kur më telefonoi djali dhe më tha: Hë si t`u duk? I thashë: U përpoqa t`i gjeja diçka që s`më pëlqente tek ajo, por s`munda”, tregoi Lumturia.

Përmes një video mesazhi, nusja e djalit Floriana e surprizoi Lumturien dhe i tha se sa gjyshe e mirë ishte dhe se sa shumë dashuri falte në marrëdhënien e çiftit, Enisit dhe Florianës.

(Kosova Sot Online)