Enca tregon dhuratën e veçantë të ditëlindjes

  • 25 October 2019 - 14:30
Enca tregon dhuratën e veçantë të ditëlindjes

Këngëtarja Enca është shumë aktive në rrjetin social Instagram.

Ajo publikon foto nga përditshmëria e saj por përsa i përket jetës private ajo gjithmonë ka qënë hermetike.

E së fundmi ajo festoi ditëlindjen dhe dhurata që ka marrë ajo  ka qënë e veçantë.

Enca ka postuar dy foto ku në foton e parë shihet një atmosferë romantike në një dhomë gjumi.

Krevati i mbushur me petale lulesh dhe disa trëndafila rozë nuk kanë qenë e vetmja suprizë për këngëtaren.

Personi që i ka dhuruar Encës një moment të tillë, nuk ka harruar të përfshijë një tjetër detaj  për të cilën shumë herë ajo është kritkuar nga ndjekësit e saj.

Dy cigare me hashash, lidhur me një fjongo rozë, kanë qenë ato të cilat këngëtarja ka publikuar në profilin e saj.

(Kosova Sot Online)