Super single për dy vite, Selena Gomez po kërkon të gjejë një tjetër dashuri!

  • 27 October 2019 - 10:41
Super single për dy vite, Selena Gomez po kërkon të gjejë një tjetër dashuri!

Selena Gomez nuk e përjetoi aspak mirë ndarjen nga ish-i i saj, Justin Bieber dhe martesën e tij me modelen Hailey Baldwin.

Ata u ndanë në muajin mars të vitit që kaloi dhe vetëm dy muaj më pas, Justin nisi të dilte me Hailey-n.

Madje, dyshja u martua në fshehtësi në shtator, ndërsa një vit më pas bënë ceremoninë e dasmës në kishë.

Vuajtjen e saj, Selena e tregoi në këngën më të bujshme të momentit “Lose you to love me”, këngë e cila ka hapur mjaft polemika.

Mirëpo, pavarësisht sa shumë u lëndua shpirtërisht nga lidhja e saj disavjeçare, Selena ka treguar se s’ka hequr dorë nga dashuria.

Në një intervistë për “Zach Sang Show”, këngëtarja rrëfeu se është gati për një lidhje të re.

“Kam qenë super single këto dy vite dhe dua të di si do jetë dashuria në të ardhmen për mua. Dua të jetë e vërtetë, nuk dua të jetë rrëmujshme apo të ketë mungesë komunikimi.

Kur rritesh gjen njerëzit e duhur për veten, që janë në të njëjtën rrjedhë me ty”.- u shpreh ajo.

Selena rrëfeu se tashmë është totalisht e qetë dhe po bën shumë qejf single, megjithatë viti i parë si një beqare kishte qenë pak i vështirë.

(Kosova Sot Online)