Kur Alesia Bami humbte rrugën, tregon si e zinte gjumi në autobus

  • 27 October 2019 - 12:24
Kur Alesia Bami humbte rrugën, tregon si e zinte gjumi në autobus

E ftuar së fundmi në ‘Pop Culture’ ka qenë e ftuar Alesia Bami e cila ka dhënë një intervistë për gazetaren, Kilda Hysenbegasi.

Duke qenë se bukuroshja është përfolur shpesh që pas punës së saj fshihet dikush tjetër, është pyetur se ç’mendim ka për femrat që duan të bëjnë karrierë nëpërmjet një mashkulli.

Alesia është shprehur se kjo nuk është rruga e duhur, ti e mendon për më shkurt por në fakt të del gjatë.

Ajo ka treguar se kur vërtetë e do diçka, duhet të dish të punosh e të studiosh për të, siç ka bërë dhe ajo. Alesia po ashtu ka ndarë me gazetaren një histori të saj kur ishte e vogël.

“Nëse ka diçka që të pëlqen lodhu për atë gjë, studio për atë dhe do ta arrish, nuk ke pse zgjedh rrugën e lehtë. Unë jam lodhur që e vogël. Kur kam qenë e vogël, ne jetonim në shtëpinë që është afër Krujës, dikur isha unë ajo që merrja çantën në kurriz, hipja në autobus, ikja mbaroja shkollën, kurset e baletit dhe mbaroja vonë, kur kthehesha më zinte gjumi ne autobus. Madje autobusi më çonte ndonjëherë deri në Fushë Krujë dhe unë zgjohesha dhe merrja duke qarë në telefon tek shtëpia u thoja: kam humb, kam arrit në Fushë Krujë”, ka treguar ajo.

(Kosova Sot Online)