Pushime në qytetin e dashurisë, mos vallë Enca zbuloi padashur se shoqërohet nga partneri?

  • 27 October 2019 - 12:58
Pushime në qytetin e dashurisë, mos vallë Enca zbuloi padashur se shoqërohet nga partneri?

Pasi mbushi 24 vjeç, këngëtarja Enca Haxhia vendosi që javën e ditëlindjes së saj ta festojë në qytetin e dashurisë, në Paris. Në profilin e saj në Instagram, Enca ka ndarë momente të ndryshme nga Parisi, ku tregon se po i shijon pushimet në maksimum.

Mirëpo, nuk e dimë nëse me dashje apo jo, Enca ka lënë të kuptohet se me të mund të ndodhet dhe partneri i saj. Teksa pyeste ndjekësit për gjërat që i sugjeronin të bënte, të shikonte apo të vizitonte, dikush i ka sugjeruar të bëjë dashuri.

Përgjigjen e Encës nuk e kemi pritur aspak, megjithatë këngëtarja na zbuloi se tashmë e ka bërë këtë gjë. “Bëj dashuri, sepse është vendi më i mirë për ta bërë.”- i shkruan ndjekësi, ndërsa Enca ia ka kthyer: “E kam bërë”.

(Kosova Sot Online)