Ingrit Gjoni kujton kohët e arta me Çiljetën: Kemi shëtitur botën dhe nuk kursenim para

  • 28 October 2019 - 09:20
Ingrit Gjoni kujton kohët e arta me Çiljetën: Kemi shëtitur botën dhe nuk kursenim para

Mbrëmjen e djeshme Ingrit Gjoni ishte e ftuar speciale në emisionin “Why Not” për të diskutuar për këngën e saj më të re “Lumja unë”, si dhe për karrierën muzikore në terësi. Gjatë bisedës me Roza Latin, Ingriti ka zbuluar detaje që nuk i kemi ditur më parë dhe është kthyer pas në vite, në hapat e saj të parë si këngëtare. Kur është pyetur nga Roza se me cilin bashkëpunim ka bërë më shumë para, Ingriti ka sjellë në mendje kohën e dueteve me Çiljetën, duke treguar se atëherë të dyja fitonin shumë.

“Kur kemi qenë më të reja kemi pasur më shumë dëshirë për të harxhuar sesa për të kursyer. Në periudhën tonë të artë me Çiljetën, aty ku lindi dhe bashkëpunimi ynë, se nuk mblidhte lekë as njëra, as tjetra. E kishim mendjen vetëm të blinim, të shëtisnim, kemi shëtitur botën të dyja, kemi bërë shumë aktivitete, ka qenë një 5-vjeçar shumë intesiv, por për punën e lekëve, atë peridhë nuk gjendeshin”, ka treguar Ingriti.

Më pas ajo ka shtuar se duke u rritur gjithçka ndryshoi dhe se bashkëpunimin e parë me Gjeto Lucën e konsideron gjithashtu të suksesshëm, sepse ka arritur të shëtisë botën e të kursejë para mbi të gjitha. Ingriti ka realizuar dy bashkëpunime me Çiljetën “Puçi Puçi” dhe “Mike dhe Rivale”, ndërsa me Gjeto Lucën numëron 4 projekte të përbashkëta.

(Kosova Sot Online)