Arbenita dhe Fero e nisin bashkëjetesën në Gjermani?

  • 28 October 2019 - 13:44
Arbenita dhe Fero e nisin bashkëjetesën në Gjermani?

U ndanë, s’u ndanë…

Kështu u raportua për javë të tëra në mediat rozë për Feron dhe Arbenitën por në fakt, ata asnjëherë nuk qenkan ndarë madje edhe bashkëjetojnë në Berlin të Gjermanisë.

Këtë, në njëfarë mënyrë e konfirmoi vet modelja përmes pyetje/përgjigjeve në Instagram, kur dikush e pyeti ku jeton?

“Berlin, Gjermani”, tha ajo.

Nëse nuk e dini, muajin e kaluar, Fero njoftoi të gjithë fansat se tashmë po jetonte në Berlin për një karrierë atje pas përfundimit të kontratës me On Records.

Poashtu, sot Prive ua solli një fotografi të çiftit paparazzi rrugëve të Berlinit.

(Kosova Sot Online)