Adele është dobësuar shumë, ajo zbulon dietën që e bëri si "peshk"

  • 29 October 2019 - 10:38
Adele është dobësuar shumë, ajo zbulon dietën që e bëri si

Dietë dhe ushtrime natyrisht! Adele ka befasuar të gjithë me paraqitjen e saj në festën e datëlindjes së 33-të të reperit Drake e cila u mbajt në studiot e Goya në Hollyëood. Këngëtarja angleze ka shkëlqyer në fustanin e zi të Etros, që kushton mbi 1 mijë e 300 euro.

Ajo ishte përkujdesur që ta vë në pah belin me një rrip lëkure të zezë.

Ajo ka humbur shumë peshë dhe dailymail shkruan se Adele ka mbajtur një dietë që quhet Dieta e Sirtfood dhe përfshin ushqime gruri me pak kalori, proteina, fruta dhe lëngje jeshile.

Ndjekësit e dietës lejohen të marrin vetëm 1 mijë kalori në ditët e para të saj, ndërsa në ditët e fundit lejojnë që ndjekësit të marrin deri në 1 mijë e 500 kalori. Përveç dietës, Adele bën 60-minuta ushtrime që përfshijnë kardio, trajnime dhe Pilates.

(Kosova Sot Online)