Aktorja e njohur e serialit "Rebelde" bëhet nënë për herë të dytë

  • 29 October 2019 - 13:16
Aktorja e njohur e serialit

Anahi, aktorja e famshme e serialit më të dashur nga të rinjtë gjatë viteve 2004-2006, “Rebelde”, zbuloi se së shpejti do bëhet nënë për herë të dytë.

Këtë lajm ajo e publikoi në ‘Instagram’ në të cilin mori urime të shumta nga miq të saj të ngushtë dhe njerëz të dashur për të.

Mesa duket Anahi ka qenë në kopertinën e revistës prestigjoze “Quién” ku shihet me barkun e rrumbullakosur.

Anahi është e martuar me politikanin Manuel Velasco Coello që prej 2015-ës, dhe janë prindër të një djali 3-vjeçar.

Artistja prej disa kohësh është larguar nga bota e showbiz-it si në aktrim ashtu edhe në muzikë.

(Kosova Sot Online)