Mario i foli shqip Bebe Rexhës dhe i dha një këshillë për foton e saj bombë

  • 30 October 2019 - 10:58
Mario i foli shqip Bebe Rexhës dhe i dha një këshillë për foton e saj bombë

Grimieri i njohur i Kim Kardashian, Mario jo vetëm që flet shqip, por edhe shkruan në gjuhën shqipe.

Ka qenë Bebe Rexha ajo e cila ka ngacmuar make up-artistin me një foto ku shfaqet në plazh me rroba banjo të zeza.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MAKEUP BY MARIO (@makeupbymario) on

Mario nuk i ka rezistuar dot dhe i ka lënë një koment në shqip patriotes së tij për t’i thënë të bëjë kujdes me foto të tilla.

“Mos na korit vajzë”, shprehet ai duke i thënë mos ta bëjë me turp.

Kaq ka mjaftuar që fansat e Bebes t’i kthejnë përgjigje Marios dhe ta pyesin për shqipen e tij.

“Nuk e dinim që flisje shqip Mario! Bebe Rexha dëgjoje vëllain e madh”, i shkruan një fanse.

Për të gjithë ju që nuk e mabni mend, Mario jo vetëm që e flet shqipen por ia ka mësuar dy fjalë Kim Kardashian-it, në një video ku ajo shprehej: “Sa bukur Mario!”

(Kosova Sot Online)