U tha që nuk flasin, por ja çfarë bëri Noizy së fundmi për Dafina Zeqirin

  • 01 November 2019 - 10:07
U tha që nuk flasin, por ja çfarë bëri Noizy së fundmi për Dafina Zeqirin

Pasi bashkëpunuan për këngën “A don love”, Noziy dhe Dafina Zeqiri u përfolën për prishje të marrëdhënieve të tyre dhe nuk janë parë më bashkë.

Por duket se kjo nuk është e vërtetë.

Ditën e djeshme, Dafina ka publikuar hitin e saj më të ri në bashkëpunim me një prej pjesëtarëve të “OTR”, Varrosin.

Kënga e titulluar “Ring Ring” është pritur mjaft mirë dhe Noizy e ka postuar në profilin e tij të “Instagram-it”.

“Dy nga artistët e mi të preferuar”, shkruan Noizy duke i dhënë fund kështu njëherë e mirë thashethemeve për problemet mes tij dhe këngëtares së njohur.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on

(Kosova Sot Online)